INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen reshjet e shiut dhe borës në vend

Rikthehen reshjet e shiut dhe borës në vend

Publikuar më: 10:28 14-01-2018

Territori i vendit tonë do të mbizotërohet gjatë ditës së sotme diela nga kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër, ndërkohë që vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe zonat Lindore. Sipas Metoalb pjesa e dytë e së dielës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore. Edhe fillimi i javës tjetër parashikohet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu ndërsa reshje dëbore në zonat malore. Dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C. E hëna sjell rritje të lehtë të temperaturave, rritje që vijon e lehtë deri në mesjavë.

Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592