INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna pushton MTV Video Music Awards, ja 3 super performancat [VIDEO]

Rihanna pushton MTV Video Music Awards, ja 3 super performancat [VIDEO]

Publikuar më: 12:43 29-08-2016

Duket se mbrëmja e djeshme e MTV Video Music Awards ka qenë mbrëmja e Rihanna-s.

Ndryshe nga çfarë kishte ndodhur më parë, artistja 28-vjeçare ka performuar plot katër herë gjatë eventit. Ajo hapi mbrëmjen e madhe të çmimeve me performancën e dy hiteve "We Found Love" dhe "Where Have You Been". Më vonë u shfaq në skenë për të performuar së bashku me një koreografi mjaft interesante dancehall, këngët "Rude Boy", "Whats My Name" dhe "Work". Ndërkohë në performancën e saj të tretë, Riri i dhuroi publikut një pjesë nga projektet e fundit "Needed Me" dhe "Bitch Better Have My Money". Për ta mbyllur më pas natën me performancën e fuqishme nga ana vokale të këngëve "Stay" dhe "Diamonds"!

Article Logic
Execution time: 0.0020468235015869