INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna publikon

Rihanna publikon "Kiss It Better", sërish klip për të rritur

Publikuar më: 17:54 31-03-2016

Rihana është kthyer dhe fuqishëm madje.

Pasi tërhoqi vëmendjen me “Work” në bashkëpunimin e “nxehtë” me Drake, ajo është e vendosur t’i mbajë sytë e të gjithëve mbërthyer pas vetes. Në fakt ju duhet të mbani sytë dhe veshët hapur pasi pa kaluar mirë një orë, provokuesja Riri, pritet t’ju lërë pa frymë me klipin e radhës. Lajmërimin e ka bërë vetë këngëtarja vetëm pak më parë në faqen e saj në Instagram. Nuk ka zbuluar shumë rreth këngës dhe klipit, ama fotot e shkëputura prej tij flasin për një Rihanna shumë seksi. “Kiss it better” është video që pritet të dalë dhe që nisur nga “të dhënat” duket se do të ketë çfarë t’ju ofrojë… ndaj lini gjithçka jeni duke bërë dhe sytë nga surpriza e radhës.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836