INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna nuk njeh veten nga ky aplikacion [FOTO VIDEO]

Rihanna nuk njeh veten nga ky aplikacion [FOTO VIDEO]

Publikuar më: 14:43 02-08-2016

Ajo është një nga femrat më të njohura në planet por nëse ka një person i cili nuk është i sigurtë se kush është Rihanna, është ajo vetë.

28 vjecarja u mundua shumë të identifikonte veten nën maskën e filtrit të Snapchat.  Fotografja Melissa Forde, postoi një video të dy mikeshave që ndodheshin në pjesën e pasme të makinës teksa po përpiqej të fuste në objektivin e kameras edhe miken e saj.

Rihanna u hutua dhe nuk arrinte të njihte fytyrën e saj nga filtrat e Snapchat. Ajo dukej e pasigurtë përpara kameras duke thënë: “Unë nuk ngjaj as si vetja ime, Melisa”.

Por pikërisht atëherë kur po dukej sikur po i merrte me sy të mirë këto filtra, këngëtarja është tronditur sërish duke thënë e tmerruar  me një theks barbadian: “Shikojë atë. Hunda e kujt është ajo? Po sytë e kryqëzuar?” Melissa që në websiten e saj e quan veten “shoqja më e mirë e Rihannas, i ka shkarkuar fotot në faqen e saj në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0042579174041748