INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna i shpëton jetën fansit homoseksual

Rihanna i shpëton jetën fansit homoseksual

Publikuar më: 17:04 14-04-2016

Përmes një serie mesazhesh të bëra në Twitter  të mërkurën, një fans anonim ka dashur t’i tregojë botës se Rihanna e ka ndihmuar të lërë mënjanë ndrojtjen dhe të pranojë seksualitetin e tij.

Sipas BuzzfFed, kur fansi  ndjeu se nuk kishte asnjë me të cilin të mund ta ndante këtë shqetësim, ai vendosi të komunikonte me idhullin e tij për një konsultim.

Por Riri jo vetëm që ju përgjigj, por edhe i dha disa këshilla të mira duke e inkurajuar që të mos e lejonte frikën ta mposhtte atë për të jetuar jetën e tij. 26 vjeçarja i ka thënë se nuk duhet t’i vinte turp dhe se duhet të ndihej krenar dhe komod me seksualitetin e tij.

“Ky nuk është një vendim që duhet marrë. Ti je ai që je dhe sado e vështirë të duket, gjëja më e mirë është gjithnjë ndjesia e lirisë dhe paqes brenda vetes. Familja jote mund të mos  e kuptojë, por fatmirësisht ti jeton në një gjeneratë që e kupton këtë gjë”. Pas inkurajimit nga Rihanna, djali ka ka filluar të dalë me miqtë dhe familjarët duke e informuar Ririn vazhdimisht me reagimet e këtyre të fundit.

Ndërkohë, ai i përgjigjet se pa të nuk do t’ia kishte dalë dhe se mezi pret që ta takojë personalisht këngëtaren gjatë turit të albumit të saj “Anti”.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717