INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje të mëdha në Greqi[VIDEO]

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje të mëdha në Greqi[VIDEO]

Publikuar më: 14:26 27-06-2018

Përmbytjet kanë shkatërruar për herë të dytë në më pak se një vit qytetin e Mandrës në Atik,Athinë. Shira të tillë ekstrem nuk janë regjistruar në Greqi në muajt e verës. Reshjet e dendura kanë lënë pjesën më të madhe të kontinentit grek të përmbytur. Lumenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur zonat në të gjithë territorin, përfshirë edhe Larisën. Qyteti i Mandrës, ku 24 vetë humbën jetën nëntorin e kaluar për shkak të përmbytjeve ekstreme, u godit rëndë përsëri. Nuk është raportuar asnjë humbje jete por banorë të shumtë publikuan video. Në to shihet sesi reshjet transformojnë rrugët në lumenj vërshues. Vërshime të rënda edhe në Sithonia Halkidiki, në pjesën veriore të Greqisë. Pasoja të rënda kanë shkaktuar vërshimet e reshjeve edhe në Nikiti.  

Shërbimi zjarrëfikës mori më shumë se 83 thirrje për evakuim të ujit në banesa. Zjarrfikësit u detyruan të ndërhynin në të paktën dhjetë raste për të evakuuar edhe drejtuesit e mjeteve që kishin mbetur në makina. Kryetari i bashkisë të Atikit, ka pohuar për mediat greke se vazhdimisht ka apeluar për fonde për përmirësimin e situatës. Ai shtoi madje se durimi i banorëve ka mbaruar, ndërsa vuri në dukje se i kishte kërkuar një seancë dëgjimore dhe kryeminsitrit të vendit, por pa patur rezultat.  

 

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506