INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ BIBLIOTEKA: Librat i shpëtuam me letër higjenike [VIDEO]

KafeIN/ BIBLIOTEKA: Librat i shpëtuam me letër higjenike [VIDEO]

Publikuar më: 14:48 27-06-2018

E ftuar sot në Kafein në INTV ndër të tjera ka qënë edhe përgjegjësja e Sektorit të Kualifikimeve dhe Studimit në Bibliotekën Kombëtare, zonja Ederina Demo.

Një nga personat e pranishëm edhe gjatë zjarrit të rënë por edhe përmbytjes së fundit në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë që ka sjellë edhe mbylljen e përkohëshme të saj.

Sipas znj. Demo deklaroi se nga 12 mijë librat e prekur as 10 të tillë nuk paraqesin dëme të pakthyeshme. Gjithashtu protokollet ndërkombëtare të ruajtjes dhe shpëtimit në të tilla raste parashikojnë ajrimin natyral dhe përdorimin e letrave absorbuese si ato të kuzhinës dhe higjenike.

Edhe pse është një punë manuale që do shumë kohë fizike, sipas znj. Demo, stafi i B. K. është i përkushtuar të hapë dyert dhe të mos ketë vonesa nga data 30 qershor e parashikuar për të qënë sërish në dispozicion të lexuesve.

Article Logic
Execution time: 0.002223014831543