INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e borës ndërpriten, ja gjendja e rrugëve në vend

Reshjet e borës ndërpriten, ja gjendja e rrugëve në vend

Publikuar më: 10:39 24-02-2019

Reshjet e dëborës janë ndërprerë gjatë natës, raporton Autoriteti Rrugor Shqiptar. Temperatura më e ulët ka qenë minus 11 gradë, ndërsa gjendja më e rënduar paraqitet në Qarkun Korçës.

Sipas informacioneve nga ARRSH, kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir, ndërsa në Veri rrugët janë të kalueshme pa probleme, përjashtuar aksin Ura e Çerenecit-Steblevë.

Informacioni nga ARRSH


Në Qarkun Korçë gjate natës reshjet e dëborës u ndërprenë.
Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë.
-Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir - Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë.
Kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir.
Në Veri qarkullohet pa probleme.
-Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322