INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njoftimi i fundit i ARRSH! Ja rrugët që janë të hapur dhe ato të mbyllura

Njoftimi i fundit i ARRSH! Ja rrugët që janë të hapur dhe ato të mbyllura

Publikuar më: 11:36 07-01-2019

Shqipëria prej ditësh është nën pushtetin e acarit dhe rreshjeve të borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha rrugët e qarkut të Kukësit janë të kalueshme normalisht. Por jo ato të Tropojës dhe Hasit, ndaj po punohet për zhbllokimin e të gjitha akseve në këto zona. 

Njoftimi i plotë:
Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat tjera përgjegjëse nuk kemi probleme që kanë të bëjnë me Emergjencat Civile.
Akset rrugore nacionale:
Aktualisht të gjitha akset nacionale rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht. Është punuar dhe po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri te tyre si dhe hedhje kripe në segmentet problematike.
Në Bashkinë Kukës :
Gjendja e rrugëve rurale në inventar të bashkisë është si më poshtë: Është e bllokuar rruga në drejtim të Njësia Administrative Arrën. Rrugët në Njësia Administratibe Kalis dhe Grykë Çajë janë të kalueshme, por me vështirësi.
Për rrugët e Njësisë Administrative Zapod po punohet për hapjen e lidhjen e fshatrave ndërmjet tyre. Në rrugën Kukes-Shishtavec rruga po pastrohet dhe hidhet kripë nga mjetet e Bashkisë Kukës.
Puna do të vazhdojë dhe sot nga bashkia për ti bërë efiçente dhe këto pjesë rrugësh.
Në Bashkitë Tropojë dhe Has :
Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.
• Furnizimi me energji elektrike është normalizuar në të gjithë Qarkun.
Aktualisht ka pak reshje bore në qytet dhe zonat e ulëta dhe në zonat malore mesatare.
Në jug-lindje të vendi situata është normalizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0018467903137207