INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Republikani Fatmir Mediu në një mendje me Bashën: Duhet qeveri teknike

Republikani Fatmir Mediu në një mendje me Bashën: Duhet qeveri teknike

Publikuar më: 16:19 08-08-2016

Edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu njëlloj si aleati i tij Basha është pro qeverisë teknike.  Në një prononcim për media Mediu tha se vetëm përmes një qeverie teknike mund të kemi më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mediu mendon se edhe brenda mazhorancës aktuale kjo qeveri nuk e gëzon besimin për të shkuar deri në fund të mandatit të saj.

Pjesë nga fjala e Mediut:
Ka ardhur koha që të gjithë të kuptojmë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri për Shqipërinë, jo vetëm për rrugën europiane, por sidomos për qeverisjen e vendit dhe pjesmarrjen e qytetarëve shqiptarë. Është provuar tashmë në zgjedhjet lokale se kjo qeverisje dhe mazhoranca ka manipuluar në mënyrë të qëllimshme zgjedhjet. Zhvillimet në vend, sidomos rritja e kriminalitetit, shtrirja e mbjelljes së kanabis sativës në gjithë territorin e Shqipërisë. Probleme të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë dhe korrupsionin tregojnë një tendencë të qartë të qeverisë shqiptare që të ketë një kontroll mbi proçesin zgjedhor dhe mbi vendimarrjen qeverisëse dhe politike në vend. Mendoj se nëse do ecim në koshiencën për të pasur zgjedhje të lira dhe të qeverisje që të ndershme është e domosdoshme që të shikojmë që të kemi një kemi dakortësi të gjitha palëve sesi duhet të shkojmë në këto zgjedhje. Mendoj se kjo palë, edhe brenda për brenda mazhorancës në marrëdhënien që ka nuk e gëzon besimin për të shkuar deri në fund të mandatit të saj. Edhe Zoti Meta e ka shprehur një qëndrim të tillë pavarësisht se e justifikon me momentin e reformës në drejtësi. Unë mendoj se këto nuk janë çështje spontane, nuk janë thjesht me interesa personale të subjekteve politike, por duhet të jenë në shërbim të interesave të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166