INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia Demokratike denoncon: Arratiset nga Rinasi shtetasi turk, i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri

Partia Demokratike denoncon: Arratiset nga Rinasi shtetasi turk, i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri

Publikuar më: 18:40 08-08-2016

Partia Demokratike ka denoncuar arratisjen nga Aeroporti i Rinasit të një nënshtetasi turk, të cilit i ndalohej hyrja në Shqipëri. PD nuk ka dhënë detaje për emrin e personit, apo arsyen se përse mbahej nën vëzhgim, por akuzojnë qeverinë Rama për rënien e çdo standardi sigurie në vend.

Partia Demokratike ka denoncuar arratisjen nga Aeroporti i Rinasit të një nënshtetasi turk që i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri.

Emri i personit apo arsyeja përse mbahej nën vëzhgim nuk është bërë me dije nga PD, të cilët akuzojnë qeverinë për rënien e standartit të sigurisë në të vetmin aeroport në vend.

“Një informacion tronditës tregon se pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri.

Sipas të dhënave të mësuara nga Partia Demokratike, personi megjithëse mbahej nën vëzhgim në zonën e tranzitit ka hyrë në territorin shqiptar, madje ka dorëzuar edhe pasaportën, dhe është larguar më pas nga kabina e kontrollit kufitar, aty ku duhej të ndalohej.

Cfarë po ndodh me aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend, ku drejtues i policisë atje vazhdon të jetë i afërmi i Tahirit të Ramës, edhe pas grabitjes me armë e me maska me 30 qershor në pistën e avionëve.

A po mbahet e fshehtë kjo ngjarje nga policia, me urdhër të Edi Ramës?

Këto zhvillime të përsëritura dëshmojnë edhe rënien e cdo standardi sigurie në vend.

Kur del jashtë kontrollit pika kufitare e Rinasit, më e monitoruara në vend, merret me mend se si janë standardet e sigurisë në territorin e Shqipërisë.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë transparencë dhe të informojë menjëherë opinionin publik në lidhje me këto të dhëna tronditëse. Cdo vonesë në dhënien e informacionit dhe cdo fshehje e tij, e implikon dhe e bën drejtpërdrejt përgjegjës para ligjit, Edi Ramën.”

Article Logic
Execution time: 0.002357006072998