INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
REPORT In, një rrëfim për të mos e humbur: Si fitova mbi kancerin me optimizëm dhe energji pozitive?[FOTO]

REPORT In, një rrëfim për të mos e humbur: Si fitova mbi kancerin me optimizëm dhe energji pozitive?[FOTO]

Publikuar më: 10:20 03-09-2016

Sëmundja e rëndë e kancerit nuk po kursen askënd dhe nuk ka më moshë. Tashmë dhe të rinjtë po bihen lehtësisht në “kthetrat” e tij. Një person që në fakt nuk do mëshirë po përkundrazi transmeton vetëm kurajo për të gjithë personat që janë të prekur nga tumoret ka sjellë historinë e saj në ReportIn. Një 20 vjeçare të emocion teksa tregon nga fillimi në fund betejën e saj me sëmundjen e kancerit kur jetën e kishte në fije të perit, pasi stadi i sëmundjes së saj ishte shumë i avancuar aq sa mjekët thuajse ishin dorëzua. Po e reja që është në kulm të moshës sfidoi gjithçka me optimizëm dhe vendosi të luftojnë me atë, që ajo vetë e quan djalli i trupit (tumorin) dhe në fakt ja doli.

Për me tepër mund të lexoni historinë e plotë të saj:

Jam Sheqere Gjinollari 20 vjeç.
Doja të tregoja për jetën time, por ndryshe nga të tjerët do tregoj vetëm këtë të vitit të fundit meqë këtë muaj kam mbushur fiks një vit nga ngjarja, e cila do tregoj. S’dua ti tregoj të gjitha detajet sepse as vet nuk dua ti kujtoj. Majin e kaluar u diagnostikova me kancer tumoral tipi limfome hodkin stadi i 3 B që është kancer që prek gjëndrat limfatike. Fatkeqësi për mua e zbulova shumë vonë aq vonë sa doktorët në QSUT as nuk donin të më merrnin përsipër thonin kot, që i fillon kimioterapitë sepse je në fund të jetës. Por përpjekjet e familjes time bënë që unë të filloja kimion në korrik të vitit të kaluar. Para kimios fatkeqësisht kam bërë një operim në perikard të zemrës sepse kisha 77 cc likid e mbas 15 ditesh kam hequr rreth 2 litra ujë nga mushkria këto të gjitha i kam bërë  në Sanatorium nga Shef Fatmir i kirurgjisë specialist, i cili ishte i pari, që më dha nji shans të dytë për tjetuar. Më pas kam bërë 2 biopsi njëra pas tjetrës dhe fundi ishte kancer. Të gjithë u demoralizuam u shkatërruam sidomos familja ime dhe të gjithë ata që me njihnin u tromaksën. Asnjë nuk e besonte se ç’a po ndodhte…
Po duhet të vepronim shpejt sepse isha në fund të greminës. Atëherë me pak mundim më morri përsipër dr. Alketa Pere, onkologe në Qsut. Bëra vlerësimin dhe fillova kimion ndërkohë kam kontrolluar në google për kimion dhe lexova tmerre: dhimbje, dobësim, të vjella, mungës ushqimi, këto dhe boll tortura të tjera që sjell kimio.
E erdhi momenti kimios së parë normalisht që mendjen e stakova thashë të bëhet ç’ të bëhet dhe të bëhet ça është shkruar për mua. Normalisht kimioterapia është shumë e vështirë tmerr kur e mendon po vuajte kur e provon. Rrija 5 ditë pa ngrënë asgjë vetëm kisha të vjella, dhimbje, nuk lëvizja dot as gishtin e vogël pa ndier dhimbje u bëra tjetër njeri edhe pse optimizmi im vlejti shumë. Të gjithë njerëzit vinin pyesnin, por s’bënin dot asgjë. E vetmja kurë për mua ishte se kimio vret djallin e trupit dhe vazhdova kimion 1 herë në 2 javë derisa pas 3 muajsh bëra një skaner.
Kur e panë doktorët nuk po e besonin se kimio dha efektin e saj dhe trupi im dmth ai që kishte ngelur nga trupi e përballoi shumë mirë se pjesa më e madhe ishte zhdukur. Më pas bëra dhe 3 muaj të tjerë kimio me të njëjtat ilaçe me të njëjtin rritëm derisa pas 6 muajsh ose më saktë me 25 dhjetor bëra kimion e fundit. I dhashë fund tmerrit dhimbjes dhe torturës. Me pas gjithë muajin shkurt kam bërë rreze tek një spital privat një muaj 25 seanca. Me fillimin e kimios një nga dhimbjet më të mëdha psikologjike është rënia e flokëve. Unë e përballova mirë sepse dhe tipin e kam optimist dhe gjithçka e marr me sportivitet. Më ranë flokët tërësisht dhe kanë filluar të më dalin mbas rrezeve. Po tani jam shëruar plotësisht sepse në fund të fundit jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.
Të gjithë vuajtet e një jete unë i kam bërë brenda një viti dhe ja ku jam sërisht unë siç kam qënë me të njëjtat ideale për jetën, por psikologjikisht më e rritur dhe me më dëshirë për të jetuar jeten time. Kjo është një jetë e dytë për mua prandaj njerëz lerini budallallëqet, frikërat, injorancën njerëzore, mos i vini vetes kushte apo qëllime dhe torturoheni kot e më kot se gjithçka në këtë botë është e shkruajtur prandaj merreni me sportivitet jetën sepse jo të gjithëve ju jepet një shans i dytë për të jetuar.

Tani kam flokë të reja...

 

Article Logic
Execution time: 0.0019218921661377