INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Replikoi me Saimir Tahirin, kryeministri shkarkon zv/ministrin e Brendshëm të LSI-së

Replikoi me Saimir Tahirin, kryeministri shkarkon zv/ministrin e Brendshëm të LSI-së

Publikuar më: 18:22 22-06-2017

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë masë ekstreme ndaj zëvendës ministrit të Brendshëm, Ilir Marko, duke firmosur urdhrin e shkarkimit për të.

Urdhri i shkarkimit të kryeministrit, ka qënë një reagim i rrufeshëm ndaj një prononcimi të zv.ministrit në formë replike për replikën e Saimir Tahirit ndaj akuzave të Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Tahiri aludoi se zv/ministri i tij Marko i kishte vendosur përgjues në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Por menjëherë Ilir Marku në një mesazh privat drejtuar Tahirit, i ka bërë me dije se e kishte të panevojshme ta përgjonte pasi këtë e bënin shërbimet ndërkombëtare.

Në motivacionin e shkarkimit, thuhet: “Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marko.

Article Logic
Execution time: 0.0036838054656982