INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shkarkimit të zv/ministrit, reagon Manjani: Krye-vepër penale e Ramës [FOTO]

Pas shkarkimit të zv/ministrit, reagon Manjani: Krye-vepër penale e Ramës [FOTO]

Publikuar më: 18:34 22-06-2017

Pak minuta pasi Kryeministri Edi Rama urdhëroi shkarkimin e zv.ministrit të Brendshem, Ilir Marko, ka ardhur reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Përmes një postimi në twitter, Manjani thekson se emërimi dhe shkarkimi i një zëvendës/ministri bëhet nga Këshilli i Ministrave, duke e akuzuar Ramën se ka kryer vepër penale.

“Zv.Ministrin e emëron dhe shkarkon Këshilli i Ministrave e jo Kryeministri!E.Rama ka braktisur detyrën duke konsumuar një krye-vepër penale!”- shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në reagimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219