INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi shqiptar emocionon Dua Lipën, ajo ia kthen kështu: SHQIPE... [FOTO]

Reperi shqiptar emocionon Dua Lipën, ajo ia kthen kështu: SHQIPE... [FOTO]

Publikuar më: 22:44 03-09-2018

Së fundmi reperi i njohur shqiptar Gashi ka postuar në Instagram një foto të Dua Lipës dhe ka shkruar për të dhe arritjet e saj, pa harruar faktin se të dy janë shqiptarë.

“Nuk do të ketë kurrë një yll më të madh se Dua Lipa në komunitetin shqiptar. Një talent i vërtetë, një super star i vërtetë. Zëri i saj, pamja gjithçka lidhur me të është klasike. Dua të të falenderoj që je një femër që më insipron në të njëjtën mënyrë si nëna dhe motra ime. Të dua”,-ka përfunduar ai.

Ndërkohë Dua e emocionuar ia kthen kështu:

Wow, vëllai im! Faleminderit shumë. Faleminderit për mirësjelljen dhe për atë çka ke bërë për të prezantuar komunitetin tonë. Shqipe, forca!”

Epo si duket e preferuara e Gashit është Dua dhe jo Bebe apo Rita, të cilat nuk i ndjek në rrjete sociale edhe pse herë herë krenohet edhe me to duke I përmenduar në Insta Story./intv.al/

9c74fee6-37b3-476c-843d-307731d166bf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.008012056350708