Qëllimi i Milanit është që të afrojë një kampion në skuadër, i cili ka dëshirë të madhe për të luajtur titullar dhe për të treguar vlerat.
Edhe në mungesë të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, “Corriere Doello Sport” bën me dije se dy lojtarët nën vëzhgim janë: Dani Sebajos, mesfushori i Real Madrid që nuk i ka mbushur ende 22 vjeç dhe gjatë gjithë sezonit numëron jo më shumë se 22 paraqitje.
Alternativa e dytë, por më e dëshiruara për Milanin është Renato Sançez, 21-vjeçari portugez që edhe në të shkuarën është tentuar si huazim.
Xhenaro Gatuzo ka bërë një premtim për të gjithë kuqezinjtë: “Këtë vit do të marrim një mesfushor të madh”. Dhe Milani është duke bërë të gjitha lëvizjet e mundshme që të bëjë reale këtë premtim të trajnerit.