INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oferta marramendëse për Sabjen Lilaj

Oferta marramendëse për Sabjen Lilaj

Publikuar më: 13:12 16-06-2018

Pas divorcit zyrtar nga Skënderbeu, Sabjen Lilaj u shpreh se nuk është shlyer nga klubi korçar. Ai ishte lojtari më i paguar te Skënderbeu në sezonin e fundit, teksa merrte 13 mijë euro në muaj.

Karabak është klubi azerbajxhanas ku pritet të shkojë korçari. Oferta e Karabakut mësohet se është më joshëse plot 20 mijë euro në muaj, për më tepër që azerët marrin pjesë edhe në Ligën e Kampioneve.

Nga ana tjetër, një shumë të konsiderueshme i ofrojnë edhe Qabala e Neftçi Baku, që gjithashtu marrin pjesë në Ligën e Europës. Mendohet se bëhet fjalë për 15 mijë euro në muaj.

Gjithsesi, tashmë është në dorën e Lilajt se çfarë duhet të zgjedhë për të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053