INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekord hyrje daljesh nga Shqipëria në Kosovë në korrik

Rekord hyrje daljesh nga Shqipëria në Kosovë në korrik

Publikuar më: 10:12 03-08-2016

Pushimet e verës janë shoqëruar me fluks të madh të hyrjeve dhe daljeve në pikat doganore. Një numër rekord është shënuar në muajin korri të këtij viti krahasuar me te njëjtën periudhë të një viti më parë. Në në pikat kufitare Shqipëri-Kosovë korriku i vitit 2016 shënoi më shumë se 1 milion e 164 mijë hyrje-dalje të personave, rreth 12 për qind më shumë krahasuar me korrikun e 2015.
Policia kosovare ka bërë të ditur se në tre vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë, në Vërmicë-Morin, Qafë Morinë dhe Qafë Prush edhe në qershor të 2016 kanë hyrë e kanë dalë rreth gjysëm milion persona, gjithsej 507886 hyrje-dalje të personave dhe ka rritje fluksi prej 1.52 për qind krahasuar me qershorin 2015, kur kishte 500288 hyrje-dalje.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215