INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reklama e Dua Lipës në Serbi po bën namin, ‘Puma’ detyrohet të marrë këtë VENDIM!

Reklama e Dua Lipës në Serbi po bën namin, ‘Puma’ detyrohet të marrë këtë VENDIM!

Publikuar më: 19:34 03-09-2021

Pas sukseseve si ambasadore imazhi e kompanive prestigjioze të modës “Yves Saint Laurent”, “Nike”, “Puma” dhe shumë ‘brand’-e të tjerë, tashmë Dua Lipa është zyrtarisht edhe imazhi i shtëpisë ikonike të modës “Versace”. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare tashmë është bërë “fytyra” e “Versace” për fushatën vjeshtë-dimër 2021.

Mirëpo le të ndalemi pak tek pjesa: Imazh i gjigandit “Puma”!

Dua u zgjodh si imazhi kryesor në reklaminin e produkteve të firmës botërore.

Por diçka jo fort e mirë ka ndodhur mbi imazhin e saj!

Një ‘billboard’ në dyqanet e Serbisë ka shkaktuar polemika të mëdha tëk pjesa më e madhë e popullit serb.

Gazeta serbe “Novosti”, ngre pikëpyetje se si “gjeti veten ky yll botëror, që nuk fsheh idetë e saj nacionaliste, në xhamat e dyqanit për veshje sportive”.

“Novosti” shkruan se një qytetar ka konstatuar redaksinë e tyre dhe ka shprehur shqetësimin se si “Puma” e vendos atë reklamë në Serbi.

“Puma ka vendosur atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për tu habitur që ata nuk dinë qëndrimin e saj mbi Serbinë”, shkruhet në letrën që qytetari i dërgoi “Novosti”.

Më pas vazhdon: “Si mundet që dikush që përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë tonë dhe shqiptarët të shfaqet në reklama në qendrat tregtare vendase. Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet, në një kohë kur statusi krahinës së saj jugore është i ndjeshëm. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët!”

Menjëherë sapo ky lajm është publikuar, imazhi i Duas ëshët hequr nga dyqanet e Puma-s.

Article Logic
Execution time: 0.0019900798797607