INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjistrohen në KQZ për zgjedhjet dhe tre parti të tjera

Regjistrohen në KQZ për zgjedhjet dhe tre parti të tjera

Publikuar më: 12:51 10-04-2017

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar regjistrimin e tre subjekteve politike, për zgjedhjet e 18 Qershorit. Në garën për zgjedhje do të marrin pjesë dhe Partia “Sfida për Shqipërinë” e  Gjergj Bojaxhi, Partia “Ligj dhe Drejtësi” e Spartak Ngjelës,  si dhe Partia “Demokratike e Bashkimit Mysliman”. Me gjithë këto tre parti numri i të regjistruarve shkon në 34 subjekte politike. Regjistrimi i këtyre subjekteve politike vjen në një kohë, kur dita e sotme është edhe afati i fundit për regjistrimin e partive politike, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga tre forcat e mëdha është regjistruar vetëm PS dhe LSI, ndërsa të gjitha partitë opozitare rikonfirmuan sot se nuk do të regjistrohen nëse zgjedhjet mbahen me kryeministër Ramën, pasi ata duan garanci përmes një qeverie teknike.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271