INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjistrimi në lagje, Veliaj: Ja deri kur keni kohë, më pas gjobiteni

Regjistrimi në lagje, Veliaj: Ja deri kur keni kohë, më pas gjobiteni

Publikuar më: 15:14 06-05-2019

Të gjithë qytetarët e Tiranës kanë kohë deri në datën 10 maj që të regjistrohen në lagjet ku banojnë , pasi pas kësaj date do të rikthehen gjobat. Lajmi u bë me dije nga kryebashkiaku Veliaj.

Nga zyrat e reja, që u përuruan pak ditë më parë, Veliaj dha shembullin e regjistrimit në njësinë ku banon dhe u bëri thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga amnistia deri në datën 10 maj, për të kryer transferimin në adresën e saktë, pa asnjë masë administrative.

“Procesi zgjati vetëm dy minuta, mjafton karta e identitetit, mbushja e formularit dhe prova që jam banor në këtë lagje. Si provë mund të jetë kontrata e qirasë ose hipoteka e shtëpisë. Kush jeton në Tiranë duhet të jetë i regjistruar në Tiranë, që të marrë shërbimet në Tiranë. Nxitoni, nxitoni, nxitoni! Kemi kohë deri në datën 10 maj, që ta bëjmë këtë pa gjobë. Pas kësaj date rikthehet ligji dhe nuk përfitojmë nga amnistia” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se ky ndryshim do t'u vijë në ndihmë vetë banorëve të zonës, të cilët do të kenë mundësi të marrin më shpejt dhe të përfitojnë më shumë shërbime.

Article Logic
Execution time: 0.0021100044250488