INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reali me një këmbë në finale, Ronaldo shkatërron Atleticon [VIDEO]

Reali me një këmbë në finale, Ronaldo shkatërron Atleticon [VIDEO]

Publikuar më: 22:47 02-05-2017

Reali ka fituar betejën e parë në Madrid dhe mesa duket është në rrugën e duhur për të fituar edhe luftën.

Gjysmëfinalja e parë e “Champions League” mes Real Madrid dhe Atletico Madrid ka përfunduar me rezultatin e thellë 3-0.

Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidane është treguar e “pamëshirshme” duke marrë një rezultat që pothuajse nuk ndërlikon asgjë për takimin e dytë një javë më pas në “Vinsente Calderon”.

Për “galaktikët” vendosi edhe një herë Ronaldo që shënoi një “tripletë” për të nxjerrë jashtë loje Atletico-n në “Bernabeu”. Ylli portugez hapi serinë e golave në minutën e 10-të për të vazhduar në të 73-n dhe më pas në të 86. Një tregolësh që e çon fituesin e katër herë “Topit të Artë” në kuotën e 103 golave në “Uefa Champions League”.

Kjo është hera e tretë që këto dy skuadra të një qyteti përballen së bashku në katër vitet e fundit në “Uefa Champions League” ku dy prej tyre janë finale të fituar nga Real Madrid, 2014 dhe 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217