INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inter ofron 35 milionë € për Patrick Schick

Inter ofron 35 milionë € për Patrick Schick

Publikuar më: 10:01 03-05-2017

Patric Schick do të jetë goditja e parë e Interit në merkato. Drejtuesit e klubit zikaltër prej javësh janë futur në bisedime me homologët e tyre të Sampdorias, për të biseduar në lidhje me sulmuesin çek.  Oferta e bërë nga ana e Inter është 35 milionë Euro, 10 më shumë nga ç’përmban klauzola e lojtarit. Drejtori sportiv i zikaltërve  Piero Ausilio kërkon ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi i druhet ofertave nga ana e klubeve angleze. Patrick Shick edhe pse vetëm 21-vjec, ka spikatur me paraqitjet e tij. Në vetëm 10 ndeshje të nisura si titullar ai ka arritur të realizojë 11 gola në kampionat. Profili i tij është ai i një futbollisti me shumë prespektivë për të ardhmen. Në merkaton e verës pritet që ofertat në drejtim të tij të rriten. Koha nuk premton, rivaliteti pritet të jetë  i madh, kështu që Inter duhet të shpejtojë tratativat nëse nuk dëshiron të humbasë një talent si Patrcik Schick.

Article Logic
Execution time: 0.0043230056762695