Situata dramatike e Real Madrid padyshim ka nevojë për masa ekstreme. Të njëjtën gjë duket se po planifikon edhe presidenti Perez, i cili sipas gazetës “Marca” është duke përgatitur një transformim total të skuadrës.
Priten 6 blerje të reja, ku momentalisht është blerë vetëm Eder Miltiao nga Porto.
Pritet gjithashtu një mbrojtës i majtë, dy mesfushorë dhe një sulmues që do të shënojë shumë gola. Ndërkohë për sezonin e ardhshëm deri tani janë konfirmuar vetëm katër lojtarë. Ata janë Asensio, Odriozola, Kros dhe Varan.








5 Feb 2026 





