INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i Shehut për pullën e barnave: “Shëndetësia falas vdiq, “mollë e ndaluar” për shqiptarët”

Reagimi i Shehut për pullën e barnave: “Shëndetësia falas vdiq, “mollë e ndaluar” për shqiptarët”

Publikuar më: 17:28 21-09-2017

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas vendimit për rikthimin e projekt-ligjit të Koncesionit të Pullës së Barnave në Kuvend. Sipas Shehut rritja galopante e çmimit të pullës do të bjerë mbi kurrizin e qytetarëve. Deputeti demokrat thotë se shëndetësia “falas” vdiq, dhe tashmë sipas tij, ky shërbim për bëhet “mollë e ndalueme”.
REAGIMI I PLOTE
Mbasi shëndetësia “falas” vdiq, e ashtuquajtura shëndetësi po bëhet “mollë e ndalueme” për qytetarët.
Kthehet përsëri në Kuvend projekt ligji i Koncesionit të Pullës së Barnave, me të gjitha problemet që kishte. Nga 6 lekë të vjetra e pa ndryshueshme kjo, që paguhet për pullën e barit kalohet në 2,4% te vlerës me pakicë të tij.
Kush e paguan këtë? Pa dyshim do ta paguajë veçse konsumatori!!!
Kjo rritje galopante çmimi shkon në favor të koncesionarit. Pulla, qoftë ajo që është prodhuar deri tashti, qoftë ajo që do të prodhohet nesër, afërsisht një çmim do të ketë! Pra për qytetarët do të jetë gjithmonë e me e vështirë për te përballuar shpenzimet për shëndetësinë. Dhe nqs ata do të konsumojnë barna te një cilësie me të lartë, pjesërisht apo aspak të rimbursuara, diferenca në çmim do të jetë shumë më e madhe

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936