INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i Astrit Patozit për fitoren e Bashkisë së Kavajës

Reagimi i Astrit Patozit për fitoren e Bashkisë së Kavajës

Publikuar më: 09:22 28-06-2017

Deputeti i PD-së Astrit Patozi, ka reaguar për fitoren e PD-së në Kavajë pas 6 vitesh qeverisje të këtij qyteti nga PS.
Ai e quan këtë fitore, çliruese dhe Kavajën një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike.
“Një fitore çliruese për Kavajën. Urimet më të mira Isa Sakja! Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikëria dhe vlerat e marra peng prej vitesh te Kavajës.
Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.
Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja. Ne do t’ia dalim.”, - shkruan Patozi.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105