INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen nga drejtimi politik i Sfidës

Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen nga drejtimi politik i Sfidës

Publikuar më: 10:19 28-06-2017

Partia që bashkëthemeloi Gjergj Bojaxhi, Sfida në zgjedhjet e 25 qershorit morri 3.504 vota, duke mos arritur të sigurojë asnjë mandat deputeti.
Bojaxhi, ka reaguar sot me një status në Facebook, duke uruar fituesin dhe ka lajmeruar e doreheqjen duke mbajtur kështu përgjegjësi për këtë rezultat.

REAGIMI I PLOTË I GJERGJ BOJAXHI:
Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.
Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje përgjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall doreheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.
Së treti, kam bindjen që vetem një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.
Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbeshtetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.
Sfida sapo ka filluar!

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389