INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rashel Kolaneci lë Tv Klan për Top Channel? Ja si përgjigjet ajo [VIDEO]

Rashel Kolaneci lë Tv Klan për Top Channel? Ja si përgjigjet ajo [VIDEO]

Publikuar më: 17:18 30-08-2017

Lë Tv Klan për Top Channel? Ja si përgjigjet Rashel Kolaneci

Rashel Kolaneci është padyshim një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar e gjithashtu e shumë komentuar në media. Bukuroshja shfaqej çdo të shtunë në emisionin "Xing me Ermalin" krah moderatorit, Ermal Mamaqi. Mirëpo që prej mbylljes së sezonit televiziv që lamë pas u përfol se Kolaneci do të shfaqej krah Edi Manushit duke zënë kështu vendin e Marina Vjollcës të cilën sezonin e ri do ta shohim në Tv Klan. Por të gjitha këto dalin të jenë thjesht thashetheme dhe pasi këtë e ka konfirmuar edhe vetë Rasheli e cila në një video ku Ermali e pyet nëse do të fillojë në Top Channel, bukuroshja ja kthen: "Jo", duke i dhënë fund zërave lart e poshtë./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0024240016937256