INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti për luftën kundër ekstremizmit, 120 shtetas shqiptarë pjesë e ISIS

Raporti për luftën kundër ekstremizmit, 120 shtetas shqiptarë pjesë e ISIS

Publikuar më: 18:25 05-10-2017

120 shtetas shqiptarë janë bërë pjesë e luftë së ISIS gjatë viteve të fundit. Kjo shifër është publikuar sot nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë forumi në Shkodër me temë: “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”. Menaxherja pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit Klejda Ngjela, tha se mbetet problem është trajtimi i këtyre rasteve, veçanërisht individëve të kthyer, por edhe familjeve të tyre. Ndërkohë gjatë vitit 2017 numri ka qenë zero, për shkak të ndërhyrjes në kohë të strukturave shtetërore dhe miratimit të një legjislacioni të ashpër kundër personave që nxisin ekstremizimin apo shkojnë në një luftë jashtë vendit. Shqipëria ka miratuar një strategji kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa në këtë forum u prezantuan dispozitat ligjore dhe mënyra si të identifikohen personat e riskut.

Article Logic
Execution time: 0.0037531852722168