INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i AP për Aftësinë e Kufizuar: Më shumë punësim, jo asistenca dhe shërbime të izoluara

Raporti i AP për Aftësinë e Kufizuar: Më shumë punësim, jo asistenca dhe shërbime të izoluara

Publikuar më: 18:45 02-12-2016

Avokati i Popullit Igli Totozani thotë se shteti shqiptar duhet të përfshihet duke u dhënë zgjidhje problemeve me të cilat përballen Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK). Avokati i Popullit prezantoi një draft-Raport për problematikat e punësimit të PAK ndërsa kërkoi nga qeveria më shumë vëmendje për këtë kategori nga qeveria.
“Duke i vlerësuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, hartuam këtë Raport për problemin e mprehtë të punësimit, me synimin e ndërgjegjësimit të institucioneve përgjegjëse të cilat kanë përgjegjësi direkte në garantimin e mirëqënien e personave me aftësi të kufizuara”- u shpreh Totozani. Kreu i AP tha se politikat për personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të kuptohen si politika për pakicat.
Në raport konstatohet ndër të tjera se “Personat me aftësi të kufizuara duhen konsideruar dhe trajtuar si subjekte me të drejta për t’u realizuar. Përgjigja që shoqëria dhe shteti shqiptar duhet t’u japë problemeve të tyre është përfshirja dhe jo asistenca apo shërbimet specifike dhe të izoluara. Të garantosh shërbimet e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara, do të thotë të jesh në rrugën e duhur për uljen e varfërisë dhe mospërjashtimin social”.
Prezantimi i Raportit u bë në prag të Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, nga Avokati i Popullit. Sipas raportit, ndër problematikat që deri më tani e pengojnë dhe aksesin në punësim të PAK, janë mungesa e përfshirjes në sistemin arsimor të të gjithë niveleve, mospërfshirja e tyre në hartim politikash, sidomos në planin vendor.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604