INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport i INSTAT, në mars të 2019 aksidentet rrugore më të larta se një vit më parë

Raport i INSTAT, në mars të 2019 aksidentet rrugore më të larta se një vit më parë

Publikuar më: 10:03 24-04-2019

Në muajin e parë të pranverës janë shënuar më shumë aksidente se të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin mars 2019 numëroheshin 127 aksidente rrugore nga 123 aksidente në mars 2018, duke u rritur me 3.3%. Sipas INSTAT, në mars të këtij viti, numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur ishte 176 persona nga 160 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10%. Në muajin mars 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë. Në mars 2019, aksidentet rrugore, në 82.7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–35 vjeç, duke zënë 25.2% të numrit. Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 22%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në tremujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore rezultoi 48 nga 47 që ishte në vitin 2018

Article Logic
Execution time: 0.0071470737457275
array(1) { ["section"]=> string(87) "raport-i-instat-ne-mars-te-2019-aksidentet-rrugore-me-te-larta-se-nje-vit-me-pare-92161" }