INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 1 marsi nis ndërrimi i pronësisë së mjetit Sa do të kushtojë tarifa e shërbimit

Nga 1 marsi nis ndërrimi i pronësisë së mjetit Sa do të kushtojë tarifa e shërbimit

Publikuar më: 12:52 23-02-2019

Duke filluar nga data 1 mars 2019, qytetarët do të mund të ndërrojnë pronësinë e mjetet pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Lajmin për shërbimin e ri e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një njoftimi zyrtar, ku tarifa e përcaktuar për këtë shërbim është 1400 lekë.

“Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona. Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem. Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga

Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars!”, thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876