INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport 4 vjeçar, Shqipëria me vrasjet më të lartë në Europë

Raport 4 vjeçar, Shqipëria me vrasjet më të lartë në Europë

Publikuar më: 10:02 19-07-2019

Një raport i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për një periudhë 4 vjeçare ka renditur Shqipërinë si vendin me numrin më të lartë të vrasjeve për numër banorësh në Europë. Po përjashtim bëjnë shtetet e ish Bashkimit Sovjetik.
“Studimi global për vrasjet, 2019”, i OKB-së tregon se Shqipëria kishte gati 4 vrasje për 100 mijë banorë, nga 6.1 që është mesatarja botërore dhe 3 që është mesatarja e Europës. Pra e kemi tejkaluar mesataren Europiane. Po gjithësesi në Shqipëri, vrasjet janë më të larta se parashikimet. Duke marrë në konsideratë indikatorët socio-ekonomikë, ato duhet të ishin 2 për 100 mijë banorë. Nivel më të lartë vrasjesh se Shqipëria kanë Estonia, Moldavia, Ukraina, Lituania dhe rekordin e mban Federata Ruse, me më shumë se 11 vrasje për 100 mijë banorë. Kurse nivelin më tw ulët i vrasjeve e kanë vendet e zhvilluara si Luksemburgu, Irlanda, Norvegjia, Austria, Spanja dhe Holanda me më pak se 1 vrasje për 100 mijë banorë. Në rajon, pas Shqipërisë, vjen Mal të Zi dhe Maqedonia. Eksperët e OKB-së e lidhin numrin e lartë të vrasjeve dhe me armët e shumta që qarkullojnë ende në këto vende.

 

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543