INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramush Haradinaj mbërrin në qytetin e Vlorës

Ramush Haradinaj mbërrin në qytetin e Vlorës

Publikuar më: 09:12 08-08-2018

Një ditë më parë Ramush Haradinaj shpalli qëndrimin e tij kundër korrigjimit të kufijve të Kosovës me Serbinë. Haradinaj deklaroj prerë se vetëm lufta mund ti ndryshojë këto kufij të cilët janë vendosur me gjak, duke u shpallur kështu kategorik kundër qëndrimit të Presidentit Hashim Thaçi. Por një ditë më vonë Haradinaj ka vendosur të vijë në Shqipëri. Ai ka zgjedhur qytetin e Vlorës, ku do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh. Vizita nis këtë të mërkurë ndërsa me këtë rast do të takohet me kryebashkiakun Dritan Leli, do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, si dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.
Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713