INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ''thumbon'' mediat në diasporë: ''Ka edhe aty kazanë''

Rama ''thumbon'' mediat në diasporë: ''Ka edhe aty kazanë''

Publikuar më: 21:27 01-03-2019

Gjatë fjalës së mbajtur në mbrëmjen gala të dorëzimit të trofeve në Samitin e dytë të Diasporës kryeministri Edi Rama nuk kurseu as ironitë.

Rama ironizoi mediat në Diasporë që kanë hedhur baltë mbi Samitin, teksa tha se në thelb të gjitha këto janë gjëra të mira.

‘Sot pashë kazanët e Diasporës se dhe diaspora ka kazanët e vet. Njëri thoshte është Samiti i vakisë, tjetri thoshte është Samiti i përçarjes, por sidoqoftë të shkosh te thelbi i përmbajtjes do të thonim se të gjitha këto janë gjëra të mira’, tha kryeministri ndër të tjera.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998