INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili kritik ndaj eurodeputetëve: ''Harruat ato që keni votuar në PE, 'verbëria' dhe 'shurdhëria' juaj mjaft interesante''

Petrit Vasili kritik ndaj eurodeputetëve: ''Harruat ato që keni votuar në PE, 'verbëria' dhe 'shurdhëria' juaj mjaft interesante''

Publikuar më: 20:31 01-03-2019

Deputeti i dorëhequr i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar sërish pas deklaratave të eurodeputetëve të PE në Tiranë, të cilët u shprehën se Parlamenti është legjitim dhe se zgjedhjet ishin të rregullta, duke hedhur poshtë lajmet për blerjen e tyre.

Vasili i quan eurodeputetët ‘të verbër’, pasi shprehet se harruan rezolutën e Parlamentit Europian për dhunën, ndërkohë që pretendon se policia përdori dhunë në protestën para Parlamentit.

‘Eurodeputetet,qe sapo perfunduan turizmin politik ne Shqiperi nuk e "pane" hiç kete krim publik shume te rende te policise. Eurodeputetet nuk kerkuan, as me te pakten,qe eshte respektimi i Rezolutes per dhunen e policise,qe eshte miratuar nga ata vete ne Parlamentin e tyre Europian’, shkruan Vasili në Facebook.

Reagimi i plotë:

Policia i trajtoi si armiq protestuesit,ndersa
Eurodeputetet e "verber" e harruan Rezoluten e PE per dhunen.
Policia e Edi Rames e pranon publikisht se i ka trajtuar protestuesit si armiq.
Policia pranon edhe sjelljen prej egersirash ndaj opozites ne 26 shkurt.
Me nje hipokrizi kriminale dhe antinjerezore te padegjuar,policia ben sikur gjoja u kerkon falje bizneseve per gazin lotsjelles, me nje leter ku vetedenoncohet.
Policia Ka perdorur ne 26 shkurt helm ne sasi çnjerezore aq sa toksikoi gjysmen e Tiranes duke marre pergjegjesine shume te rende te demtimit shendetesor afatgjate te mijra qytetareve protestues.
Demtimet neurotike,
kardiorespiratore dhe metabolike ndaj protestuesve jane krime te verteta kunder njerezimit.
Parlamenti Europian kohe me pare
Aprovoi Rezoluten: "Mbi të drejtën për protesta paqësore dhe përdorimin e përpjesëtuar të forcës",qe dënon në mënyrë të veçantë "përdorimin e disa llojeve të armëve nga ana e policisë kundër protestuesve paqësorë, si ato me plumba me goditje kinetike (plumba gome) dhe të gazit lotsjellës,’ si dhe "ndërhyrjet e dhunshme dhe të shpërpjesëtuara nga ana e autoriteteve publike gjatë protestave dhe demonstratave paqësore."
Eurodeputetet,qe sapo perfunduan turizmin politik ne Shqiperi nuk e "pane" hiç kete krim publik shume te rende te policise.
Eurodeputetet nuk kerkuan, as me te pakten,qe eshte respektimi i Rezolutes per dhunen e policise,qe eshte miratuar nga ata vete ne Parlamentin e tyre Europian.
Cfare "verbimi dhe shurdhesie interesante" e ketyre Eurodeputeteve

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666