INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tallet me Erion Braçen, shikoni çfarë meme i ka përgatitur kryeministri [FOTO]

Rama tallet me Erion Braçen, shikoni çfarë meme i ka përgatitur kryeministri [FOTO]

Publikuar më: 12:54 23-09-2018

Ditën e sotme kryeministri Rama ka publikuar rubrikën e qeverisjes javore nën logon e ERTV-së, ku nuk ka kursyer edhe humorin. 

Behët fjale për deputetin e PS, Erion Braçe. Rama ka përgatitur një meme për të duke e krahasuar me fëmijët e shkollës.
“Kur vjen vonë në klasë dhe të kanë zënë bankën”, shkruhet në memen për Braçen.

Edhe pse nuk është hera e parë që kryeministri merret me pamjen fizike të deputetëve, para disa muaj ai është shprehur se ka shpëtuar "fëmijët e vegjël si Erion Braçe", nga pesha e rëndë e çantës duke reduktuar lëndët nga 6 në 3.

“Kalamaj të vegjël si Erion Bracja, mbanin çanta të mëdha. I krijonin fëmijëve një problem shumë të madh.Opozitës nuk i shkoi mëndja. As ekspertëve të mëdhenj. Halli i disa prindërve i çoi tek një zgjidhje e thjeshtë e propozuar nëpërmjet platformës.”- ka shkruar Rama para disa muaj për deputetin e PS, Erion Braçen.

brace-1_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029089450836182