INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama publikon takimin me studentët dhe pedagogët, prezanton paketën 8 pika+ dhe tregon si do shqyrtohen kërkesat e tyre [VIDEO]

Rama publikon takimin me studentët dhe pedagogët, prezanton paketën 8 pika+ dhe tregon si do shqyrtohen kërkesat e tyre [VIDEO]

Publikuar më: 00:48 18-12-2018

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar mbrëmjen e sotme videon e takimit të tij gjatë pasdites me pedagogë dhe studentë të Gjeologjikut. Në takim Rama argumentoi se pse është i nevojshëm dialogu me studnetët lidhur me 8 kërkesat e tyre të parashtruara.

Lidhur me rritjen e buxhetit me 5% e GDP për arsimin, Rama tha se kjo nuk është e mundur as këtë vit, as vitin tjetër.

Edhe për tarifat, Rama tha se nuk do të ketë ulje për të gjithë por shkallëzim sipas kategorive të caktuara.

“Është absurde që të humbasim kohë duke lënë në hendek mes studentëve dhe qeverisë një temë që është ngritur, shtruar nga studentët dhe do të zgjidhet bashkërisht. Kur them bashkërisht qeveria dhe universitete sepse një sërë e atyre çështjeve janë të lidhura drejtpërdrejt me funksionimin e dekanateve dhe rektorateve. Dua të kuptoni se qeveria nuk është një dyqan ku çohen porosi dhe vjen malli. Duhet të kuptoni që qeveria dhe unë personalisht nuk kemi asnjë refuzim. Se mund të ishte që të mos ishim dakord, të thoshim nuk i plotësojmë dot apo nuk përputhen me mundësitë , me planin tonë etj. Por kemi thënë po jemi shumë dakord. Madje në këtë moment janë edhe shumë pika të tjera që duhen adresuar përveç këto. Çfarë është kjo histori se kush ulet është tradhëtar, është i shitur. Do të ishte ndryshe sikur qeveria thotë hyni në mësim pastaj dialogojmë. Ju që jeni këtu, çfarë po tradhëtoni? Po firmosni gjë fshehtas? Fare, zero. Keni dalë në protestë, dilni prapë”.

Rama gjatë takimit shtroi gjithashtu dhe një pikë tjetër siç është ajo e kartës së studentëve, duke thënë se duhet t’u japim studentëve një kartë dinjitoze.

“Pasi të ezauroj bisedat me të gjitha universitetet të jemi gati në një kohë të arsyeshme një pakt të qeverisë me universitetin që do përmbajë një analizë të gjendje bazuar nga u nisëm ku jemi, do përmbajë një adresim të çështjeve të përgjithshme jo 8, 12 15, 8 +, pastaj do thotë ulja e tarifave, ja ça do jetë dhe si do bëhet. Karta e studentëve, kemi që me kohë që kemi filluar një negociatë me Francën për të pasur një kartë evropiane studentore është një projekt i be kemi arritur një marrëveshje me Francën në 20 nëntor. T’i japin studentëve një kartë që është e vlefshme këtu dhe në be, që kur del jashtë të përfitojnë njësoj si vendet e be në muze, etj. Kur do bëhet karta? Duhet të diskutojnë dhe në këtë dokument të themi do je këtu kështu do lëvrohet në këtë datë, menjëherë apo me faza do e marrin 10 mijë apo 50 mijë, por kjo ka kosto.”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705