INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nga Berati: Qeveria do të financojë 100 milionë lekë në agroturizëm

Rama nga Berati: Qeveria do të financojë 100 milionë lekë në agroturizëm

Publikuar më: 15:39 01-02-2019

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Bledi Cuçi ishte në fshatin Roshnik të Beratit në kuadër të projektit ‘100 fshatrat’.

Rama tha se janë 100 milionë lekë në depoziton të këtij projekti për të gjithë ata që kanë ide për të investuar në agroturizëm. Sipas kryeministrit, kush investon në argotizëm, garanton një ekonomi të qëndrueshme familjare.

“Kjo nuk është një histori që po e shkruajmë ne për herë të parë, pasi e kanë bërë edhe vende që e kanë agroturizimin një shtyllë të ekonomisë kombëtare. Ne kemi disa fshatra këtu që janë pjesë e projektit ‘100 fshatrat’. Ajo që vlen të theksohet është se ne do bëjmë çmos që të përfshijmë edhe të rinjtë në këtë proces. Shtëpinë tënde duke e kthyer në një mekanizëm ekonomik. Janë 100 mln lekë për programin 100 fshtrat për të gjithë ata që kanë një ide dhe që duan të bëhen pjesë e këtij procesi. Kush investon në argotizëm garanton një ekonomi të qëndrueshme familjare dhe nëse projekti zhvillohet krijohet edhe punësim për të tjerët. Financim për ata që kanë një ide për t’u zhvilluar”- tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0032060146331787