INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet për pak orë nga qelia, Safet Bajri merr pjesë në varrimin e të atit

Largohet për pak orë nga qelia, Safet Bajri merr pjesë në varrimin e të atit

Publikuar më: 16:36 01-02-2019

I konsideruar si kreu i një grupi tejet të rrezikshëm kriminal që ka vepruar ndër vite në Shkodër e që mund të jetë një ndër subjektet që do t’i nënshtrohet ligjit famëkeq “41 biss”, ose ndryshe burgut të egër, Safet Bajri doli këtë të premte 6 orë në liri, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat sqaruan se leja e veçantë për të paraburgosurin Bajri u dha vetëm pasi u mor edhe miratimi i prokurorisë për Krime të Rënda dhe asaj të Shkodrës.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938