INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Vlorë për zgjedhjet e delegatëve. Po ç’komentojnë të majtë të tjerë mes tyre dhe kaubojsi, Ndocaj…

Rama në Vlorë për zgjedhjet e delegatëve. Po ç’komentojnë të majtë të tjerë mes tyre dhe kaubojsi, Ndocaj…

Publikuar më: 15:34 05-03-2016

Në Vlorë dhe në zona të tjerë të jugut po zhvillohet proçesi i votimit të socialistëve për delegatët e Kongresit të PS-së. Nga Vlora kreu i PS, Edi Rama teksa shoqërohej dhe me deputetët e zonës, Koço Kokëdhima, Fatmir Toçi dhe Valentina Leskaj, tha se PS-ja ka detyrimin që jo vetëm të ecë në drejtimin e duhur, por edhe ta udhëheqë vendin në drejtimin e duhur.
Ndërsa proçesin e votimit në jug e konsideroi kështu: - “Ky është një proçes shumë mbresëlënës në rajonin Vlorë – Gjirokastër. PS-ja prej dy muajsh ka zhvilluar mbi proçese për organizatat, për delegatët, për reformimin e çdo organizate. Jemi në një moment kyç për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë reformave, për ta çliruar organizmin e vendit tonë nga kanceri i shume viteve pa shtet, pa reforma, pa institucione.  PS-ja ka detyrimin që jo vetëm të ecë në drejtimin e duhur, por edhe ta udhëheqë vendin në drejtimin e duhur.”
Po Lazarati nuk voton dhe shaku nuk është i qartë edhe pse deputeti Kokëdhima tha se Lazarati nuk plotësonte numrin e anëtarëve të partisë, që të kenë të drejtë të zgjedhin delegatë.
Ndërsa deputeti “kaubojs”, Eduart Ndocaj që ka dalë dhe hapur për të kandiduar për kreun e PS, në rrjetet sociale ka bërë këtë deklaratë:
“Pse po gabon Rama? Dikush duhet ta ndalojë! Rama po gabon rënde jo vetëm në Qeverisje, por edhe në drejtimin e Partisë. Gabimi i fundit është edhe më i rëndë se i pari duke pasur parasysh se cilësia e lidershipit të Partisë është shëmbëlltyra e qeverisjes. Në drejtimin e qeverisjes, Rama po gabon për faktin e mungesës së kurajos për të bërë ndryshimet në qeveri që do t’i sillnin një impuls të ri, cilësisë dhe formatit. Është vonë tashmë dhe mandati po mbaron. Disa ndryshime duhet të ishin bërë në fund të vitit të parë. Po ashtu gabimin e rëndë po e bën me çështjet e Partisë. Ai po vret frymën demokratike e cila e solli atë vetë në krye të PS. Kjo është shëmbëlltyra me keqe e një lideri si Rama që për nga natyra shquhet për kërkesë të lirisë absolute, por siç duket dashka vetëm lirinë vetjake duke mohuar atë kolektive.”

Article Logic
Execution time: 0.0031640529632568