Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi priti mbrëmë në shtëpinë e tij, kryeministrin Edi Rama, Ramush Hardinajn, Kadri Veselin, Fatmir Limajn dhe Behgjet Pacollin.
Ndërkohë në media u tha se arsyeja e vizitës ishte pasi Thaçi kishte hyrë në shtëpinë e tij të re. Këtë e ka konfirmuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
”Ia uruam shtëpinë e re Hashim Thaçit”, është shprehur ai, teksa ka vizituar shkollën ‘’Jeronim de Rada’’.
Po ashtu Veseli ka folur edhe për taksën ndaj Sebisë dhe tha se nuk do të hiqet.








28 Nov 2025 





