INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunuan në grup të miturën/ Gjykata merr vendimin për 7 adoleshentët, në kërkim IDEATORI

Përdhunuan në grup të miturën/ Gjykata merr vendimin për 7 adoleshentët, në kërkim IDEATORI

Publikuar më: 15:22 04-02-2019

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 7 adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual me një të mitur. Seanca e sotme u bë pa praninë e medieve.

Burime nga seanca, bëjnë me dije se 5 nga 7 të arrestuarit kanë mohuar akuzat e prokurorisë para trupës gjykuese, ndërsa dy prej tyre kanë pranuar abuzimin me të miturën.

Në momentin kur adoleshentët mbërritën në derën e gjykatës kanë qenë të shumtë familjarët e tyre që kanë qenë aty.

Ndërkohë që 15 vjeçar është ende në kërkim.

Burime për mediet bëjnë me dije se policia ka shkuar në banesën e tij, por nuk e ka gjetur gjatë kohës që u krye arrestimi i 7 bashkëpunëtorëve të tij. Nuk dihet vendodhja e saktë dhe policia po punon për arrestimin e tij, pasi ai do të japë versionin e saktë të kësaj ngjarje, sepse është vetë strumbullari dhe ideatori.

Article Logic
Execution time: 0.0038251876831055