INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në grupin e PS: Të enjten reforma në Parlament

Rama në grupin e PS: Të enjten reforma në Parlament

Publikuar më: 15:20 18-07-2016

Partia Socialiste ka mbledhur grupin e saj parlamentar ku në thelb të diskutimeve duket se ka qenë reforma në drejtësi. Mbledhja e grupit është zhvilluar për rreth 120 minuta, ndërsa mësohet se kreu i socialistëve ka deklaruar se reforma në drejtësi do të jetë të enjten në Parlament. Burime nga mbledhja e grupit, bëjnë me dije se Rama nuk ka diskutuar për idenë e Metës për qeveri teknike në vend.
Pas takimit, Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentonte për mediat, duke iu shmangur pyetjes së gazetarëve, ndërkohë që për mediat nuk folën as deputetë të tjerë, të cilët thanë shkurt se shpresonin që reforma të miratohej.
Ndërkohë të tjetë ministra socialistë janë shprehur kundër idesë së propozuar nga Ilir Meta, për një qeveri teknike. Në një prononcim për mediat, pak minuta përpara mbledhjes së grupit kuvendor socialist Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur për mediat, se nuk është koha për të diskutuar për qeveri teknike.

Sipas tij, axhenda kryesore e mazhorancës është miratimi i reformës në drejtësi. "Në fokus është reforma në drejtësi. Dhe kjo është axhenda kryesore e mazhorancës", tha Tahiri.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati i cili theksoi se reforma në drejtësi është detyra kryesore.

Article Logic
Execution time: 0.0040380954742432