INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthehet në Shqipëri gjyqtarja Andrea  e akuzuar për ryshfetin 50 mijë euro

Kthehet në Shqipëri gjyqtarja Andrea e akuzuar për ryshfetin 50 mijë euro

Publikuar më: 15:20 18-07-2016

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, është kthyer në Shqipëri me tragetin e linjës Durrës-Bari, me të njëjtin traget, me të cilin u largua mesnatën e së shtunës. Por ajo është kthyer e vetme këtë të hënë nga Italia, pa bashkëshortin, Odhise, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë, “arrest me burg” në mungesë.
Gjyqtarja u pezullua nga detyra me akuzën e përfshirjes në aferën 50 mijë euroshe për një çështje prone. Ajo u largua drejt Italisë së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, vetëm pak orë para se ndaj saj të vendosej vendimi për pezullimin.
Gjyqtarja u pezullua nga detyra, kurse ndaj bashkëshortit të saj u lëshua urdhër¬arresti, por nuk mundi të ekzekutohej për shkak se çifti Andrea me dy fëmijët e tyre u larguan nga vendi disa orë para arrestimit.
Ka dyshime se gjyqtarja Andrea të jetë lajmëruar nga persona brenda Gjykatës së Lartë, apo kolegë të saj aty, për vendimin që do të merrej me vone.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561