INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ndan detajet nga zgjedhjet e 2017-ës: ‘’I jam lutur Lulit si Romeo - Zhuljetës, ja përse e bëra...’’

Rama ndan detajet nga zgjedhjet e 2017-ës: ‘’I jam lutur Lulit si Romeo - Zhuljetës, ja përse e bëra...’’

Publikuar më: 19:39 06-06-2019

Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale ndodhej ditën e sotme në Belsh.

Teksa thumboi opozitën për vendimin e saj për t’u mos u futur në zgjedhje, Rama u shpreh se në vitin 2017 i është lutur Bashës si Romeo – Zhuljetës, deri sa pranoi që PD të futej në zgjedhje.

“E bëra këtë për të mirën e Shqipërisë, që vendi ynë mos të shahej nëpër botë, por s’mund të vazhdohet më kësisoj, nuk mund të ketë pushtet pa fitore zgjedhjesh”, tha Rama.

Sipas tij, opozita e sotme se për 30 vjet opozita e sotme e ka treguar se vetëm shkatërron, ndërsa shtoi se qeveria ndërton.

FJALA E PLOTË

 

“Del Zoti Vangjeli dhe qirje Nardi e thonë që të shtyhen zgjedhjet. Kjo nuk shkon. Nuk mund të bëjmë ne çfarë duan ata. Ata duan tjetër kryeministër, duan të bëjnë si të duan ata. I bie njësoj sikur ne të ishim në opozitë dhe të kërkonim gjërat që duam ne. Luli do ta mësoja. Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru. E bëra këtë batutë sepse mu kujtua vjet. I jam lut vjet Bashës si Romeo Zhuljetës. Jo për të as për vete, por për t’i dhënë mundësi vendit që mos të kishte sherr dhe as shamata. Morën çfarë të duan. Morën edhe burgun se burgjet i donin, sepse nxirrnin njerëzit nga burgu me leje lindje, vetëm që të dilnin në fushatë. E bëmë për të mirën e Shqipërisë. Ata kanë sharë Shqipërinë për turp të tyre. Por sot nuk bëhet më kështu, sepse nuk mund të vazhdohet më të fitohet pa u zgjedhur. Një gjë është e sigurt: Më të mirë se ne nuk ka. Vlerësimi nuk bëhet me llafe, as me gjatësi, por me fakte. 30 vjet mjaftojnë për të bërë krahasimin. Krahasoni çfarë kanë bërë ata e çfarë ne. Nuk kemi shkatërruar, nuk kemi shkatërruar vendin, nuk kemi ngritur armët e shtetit kundër atyre që protestojnë, asnjëherë nuk kemi ndalur së protestuari. Këtu në Belsh. Në Librazhd, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, puna jonë flet më mirë se çdo fjalë. Kur kemi bërë fushatën në Elbasan, kemi qenë me Qazimin e vinte erë e tmerrshme plehrash që digjeshin në mes të qytetit. Qazimi më tha që do ia heq këtë kancer qytetit. E kemi kthyer Elbasanin në vend të përpunimit të mbetjeve. Ata nuk janë fare sepse kanë frikë të përballen me popullin. Ata e dinë shumë mirë se nuk fitojnë dot zgjedhje dhe kapen pas çdo lloj alibish, të pakuptimta, absurde, të dëmshme, për të shmangur atë që nuk e shmangin dot: zgjedhjet. Kanë dalë në rrugë dhe në rrugë do të mbeten, si rrugët që i kanë lënë rrugëve. Në Elbasan përfunduam rrugën, kurse ata nuk është detyra jonë t’i kthejmë nga rruga. Kanë filluar që të rrahin njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të vrasin veten politikisht. Flasin këta për drogë e krim, ndërsa ai që rrahu babë e bir ishte trafikant droge. Në rast se ata do i kishim detyruar që mos hyjnë në zgjedhje, kjo do të ishte antidemokratike. Ata kanë pranuar humbjen pa hyrë në zgjedhje. Ky nuk është problem i shtetit, as i qeverisë, por problem i opozitës. Ata e dinë se humbin zgjedhjet, sepse kanë një udhëheqje të korruptuar e kriminale. Ata kanë frikë nga drejtësia. Ata po bëjnë gjithçka që të kthejnë reformën në drejtësi. Ata i ka marrë me vete urrejtja, kanë humbur logjikën. Ne nuk shtyjmë dot zgjedhjet”,tha Rama

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045