INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur pamë kaq shumë policë me kuti në duar menduam se kemi zgjedhje të parakohshme, por jo, motivi është…[FOTO]

Kur pamë kaq shumë policë me kuti në duar menduam se kemi zgjedhje të parakohshme, por jo, motivi është…[FOTO]

Publikuar më: 09:30 07-06-2019

Në mesnatë me qindra policë kanë qënë në gadishmëri dhe janë parë më kuti nëpër duar duke i future nëpër shkolla. Na u duke se kemi zgjedhje të parakohëshme, por jo. E vërteta është se sot të gjithë maturantët nisin provimet. Këtë vit policia ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë për mbarëvajtjen e provimit të maturës.

Policia e shtetit në një njoftim për media sqaron se në orët e vona të mbrëmjes u bë shoqërimi i materialeve të provimit në 10 destinacione të ndryshme në të gjithë vendin. Gjatë natës deri sot në orën 08:00 ambientet e DAR/ZA në rrethe u siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan 40 punonjës policie.
Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie.
Shërbimet policore në të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.
Pas përfundimit të provimit përsëri punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës.
Provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019 ai i gjuhës së huaj ka nisur këtë mëngjes në 206 shkolla të vendit.

polllokok.jpg

gocc.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002