INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama me studentët në Vlorë. Nxehet me të rinjtë, kështu ju kanë mësuar...

Rama me studentët në Vlorë. Nxehet me të rinjtë, kështu ju kanë mësuar...

Publikuar më: 12:15 19-12-2018

Ka nisur me tension takimi i Kryeministrit Edi Rama me studentët në universitetin e Vlorës. A janë gjimnaziste dhe sallë e tejmbushur me të rinjtë apo studentë? Kjo ka nxehur jo pak kreun e qeverisë,l e madje toni i përdorur nga kreu i qeverisë ka qenë i lartë e duke sfiduar studentët. 

Edi Rama:
Meqë më thatë se është mbushur salla me gjimnaziste. Në qoftë se ka një të ri të vetme që nuk është këtu studentë të dali tani....
Më tregoni tani. Meqë ju kanë mësuar të thoni se janë gjimnaziste. Kështu thatë.
Çuna,tani, o djema keni vend këtu për të ndenjur në këmbë.
Dilni këtu, zini vendin këtu meqë keni dhe gjëra për të folur. O goca, o vajza, nuk do shohin kurriz tënd. Vajzëëë. Do më kesh përballë, po ata që janë pas teje ku të kalojnë. Ulu moj dhe dil aty anash. Po përmbysni normat e edukatës, je në vete moj”.
Në tentativë për të rregulluar personalisht të gjithë pjesëmarrësit, Rama tha që të rinjtë të zënë sa më shpejt vend në sallë.
Edi Rama:
“Në këto kushte duhet të bëjmë një marrëveshje, të ruajmë qetësinë dhe flasim me njëri tjetrin. Ulu tani të lutem”.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383