INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Këto zgjedhje nuk janë më të mirat, opozita do ti tregojë Europës se Shqipëria është një vend kriminelësh...

Rama: Këto zgjedhje nuk janë më të mirat, opozita do ti tregojë Europës se Shqipëria është një vend kriminelësh...

Publikuar më: 12:57 16-06-2019

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së tij në Maliq është shprehur se me zgjedhjet e 30 qershorit do të “goditen” kundërshtarët e reformës në drejtësi.

“Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak. Këto janë zgjedhje vendore, por për shkak të kundërshtarëve tanë janë kthyer edhe në zgjedhje politike dhe atdhetare sepse më 30 qershor nuk do të vendoset thjesht se kush do të drejtojë bashkitë, por se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhme. A do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme ajo e 30 viteve të shkuara ku politikanët kanë bërë çfarë kanë dashur me Kushtetutën dhe ligjin”, tha Rama.

Rama ka vazhduar me kritikat ndaj opozitës duke thënë se dy vite më parë ata braktisën Parlamentin për të bllokuar vettingun, por nuk mundën dot. Tani sipas Ramës, opozita po tenton të pengojë Shqipërinë.

“ Dy vite më parë, ikën nga Parlamenti dhe thanë se nuk do të pranonin të hynin në zgjedhje pa ikur unë nga zyra, por ndërkohë, qëllimi ishte të merrnin peng Vettingun. Sot kanë ikur nga Parlamenti për të penguar Shqipërinë, sepse vettingun nuk e bllokuan dot, i cili vazhdon dita ditës duke pastruar pallatin e drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë që me lidhje me politikanët kanë mbajtur peng drejtësinë. Arsyeja pse ata janë në rrugë është se ata në qoftë se çelen negociatat dhe bisedimet e drejtësisë.  Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha janë vendosmërisht në kundërshtim me interesin e këtij vendi dhe se duan të marrin peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Duan të krijojnë idenë se në këtë vend nuk mund të bëhen zgjedhje. Duan të krijojnë idenë në Evropë se Shqipëria është një vend kriminelësh dhe mafiozësh dhe se nuk mund të ulen kurrë në negociata. Këtë duan që kurse kanë ikur nga Parlamenti, kanë marrë molotovët dhe duan të djegin zgjedhjet”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834