INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njoftim shqetësues nga Interpol: Numri i terroristeve femra do të rritet!

Njoftim shqetësues nga Interpol: Numri i terroristeve femra do të rritet!

Publikuar më: 13:18 16-06-2019

Xhihadistët në Siri janë gjithmonë në kërkimin e grave për ti bërë pjesë të luftës apo dhe për atentate në shtetet e Perëndimit. Për këtë shkak, Europol ka paralajmëruar se numri i terroristeve femra do të rritet.

Vitin e kaluar 15% e ish-luftëtarëve të organizatës terroriste “Shteti Islamik” që u dënuan në Bashkimin Europian kanë qenë femra. Tendenca është në rritje. Në këtë konkluzion arrin një studim i autoritetit policor europian, Europol.

“Femrat u bënë për IS-in të pazëvendësueshme si në rajonet e luftës ashtu  edhe në perëndim”, sqaroi drejtoresha e Europol-it, Catherine De Bolle në prezantimin e studimit në Hagë. Organizata terroriste e paraqet si “detyrim moral” të grave që të marrin pjesë në xhihad.

Që nga tërheqja gjithnjë e më e madhe e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” nga Siria nga marsi i vitit të kaluar, u thirrën për luftë gjithnjë e më shumë femra. “Luftëtaret femra madje tani brohoriten”, tha De Bolle.

Në këtë studim thuhet se femrat e ISIS-it nuk mund të pretendojnë më, se nuk kanë pasur dijeni për terrorin dhe qëllimet e organizatës së tyre. Përkundrazi: ISIS është i hapur plotësisht në propagandën që bën. Jeta në Kalifat prezantohet me të gjithë ashpërsinë e saj. Përveç kësaj gratë e luftëtarëve të ISIS-it nuk mund të pretendojnë më, se kanë qenë vetëm në shtëpi apo janë kujdesur për fëmijët. Myslimanet në rekrutimet e bëra online janë shprehur hapur për detyrimin individual për xhihad. “Si shpërblim për këtë premtohet një rrugë për në parajsë”, është shprehur drejtoresha e Europol-it./DË

Article Logic
Execution time: 0.0074748992919922